Vdes Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Prishtinë, 2 janar 2025 – Anton Berish, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe ish ambasador i Kosovës në Slloveni, ka ndërruar jetë nЍ moshën 59 vje në moshën 58 vjeçare.

Familjarët e tij njoftuan se i ndjeri Berisha ka ndërruar jetë të enjten, më 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Njoftohert se homazhet do të mbahen të premten, më 3 janar,  nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë.

Anton Berisha, përveç shërbimit në diplomaci, ka shërbyer edhe në institucione të tjera të rëndësishme shtetërore. Ndër të tjera, ai ka qenë edhe shef i Autoritetit të Rrjetit të Telekomonukikacionit, ART, në Kosovë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ai ka qenë kandidat për deputyet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të shërbimit në diplomaci, ai ka qenë anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Familjes Berisha i kanë dëguar mesazhe ngushëllimi drejtues e përfaqësues të disa subjekteve politike si edh eish-kolegë e bashkëpunëtorë të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*