Vdes Franc Beckenbauer, “mbreti” i futbollit gjerman

Berlin, 8 janar 2024 – Franc Beckenbauer, njëri nga futbollistët më të mëdhenj të Gjermanisë, vdiq në moshën 78-vjeçare, njoftoi të hënën agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Beckenbauer ishte kapiten i skuadrës, kur kombëtarja gjermane e fitoi Kupën e Botës në vitin 1974. Ai e fitoi kupën e botës përsëri në vitin1990, këtë herë si trajner i skuadrës kombëtare.

Franc Beckenbauer ishte një nga lojtarët më të mirë të Gjermaninë Perëndimore dhe ekipit të Bajern të Mynihut në vitet 1960 dhe ‘70.

Ai luajti në 103 ndeshje me ekipin kombëtar të Gjermanisë Perëndimore, i cili e fitoi titullin e kampionit evropian në vitin 1972 dhe titullin e kampionit të botës në vitin 1974, që u zhvillua në Gjermani.

Skuadra e tij “Bajern” e Mynihut, ku luajti Beckenbauer në vitet e tij më të mira, ishte klubi më i suksesshëm në botë gjatë viteve 1970, kur e fitoi rradhazi tri Kupa Evropiane dhe tre tituj të kampeonit të Gjermanisë, po ashtu radhazi. Dy herë Ai u shpall futbollist i vitit në Evropë.

Si menaxher i ekipit kombëtar, ekipi i tij i Gjermanisë Perëndimore humbi në finalen e Kupës së Botës më 1986 ndaj Argjentinës, por katër vjet më vonë e fitoi atë në Itali me ekipin e Gjermanisë së bashkuar.

Beckenbauer, i vlerësuar “Der Kaiser” (Mbreti) i futbollit ishte një nga tre personat që e kanë fituar Kupën e Botës si lojtarë dhe trajnerë. Përveç tij,  këtë e kanë arritur vetëm Mario Zagallo, lojtar e trajner i Brazilit, i cili vdiq para tri ditësh, dhe Didier Deschamps, lojtar dhe trajner i Francës.

Pas largimit nga futbolli si lojtar dhe trajner, Beckenbauer ishte kryetar i Federatës së Futbollit të GjermaniSë, por në vitin 2016 u gjobit nga komiteti i etikës i FIFA-s pasi nuk bashkëpunoi në një hetim mbi korrupsionin lidhur me vendimet për vendet e zhvillimit të fazes finale të Kampionateve Botërore të viteve 2018 dhe 2022.

(r.m.)