New York, 14 korrik 2022 – Ivana Trump ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 73-vjeçare, njoftoi ish-bashkëshorti i saj, ish-presidenti Donald Trump.
Sipas njoftimit të z. Trjump, ish-modelja ka vdekur në shtëpinë e saj, në Upper East Side të New Yorkut.
“Jam shumë e pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York”, ka shkruar ai, transmeton Daily Mail.
Donald Trump, i cili ka tre fëmijë me tani të ndjerën Ivana, e përshkroi atë si grua “të mrekullueshme.
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe mbresëlënëse, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, shkroi ai.
Trump e vlerësoi sidomos lidhjen e saj të ngushtë me fëmijët e tyre: Donald Jr, Eric dhe Ivanka.
“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët tanë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ne të gjithë ishim aq krenarë për të. U prefsh në paqe, Ivana”, shkroi Donald Trump.
Lajmin për vdekjen e Ivanës e konfirmoi për DailyMail djali i Ivanës, Eric.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe e kujdesshme. Nënë dhe shoqe”, shkruan ai në një deklaratë në emër të familjes.
“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e deshi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”, shkroi më tutje Eric Trump.
Ivana kishte lindur në Çekosllovaki në vitin 1946. Ajo ishte zhvendosur në Kanada në mesin e viteve 1970, prej nga ishte transferuar në SHBA, në qytetin e New Yorkut. Me Trumpin ishte njohur në New York, ku po punonte si modele. Ata ishin martuar në vitin 1977 dhe ishin divorcuar pas 13 vjetësh, në vitin 1990, pas lidhjes së Donald Trump me Marla Maples, e cila ishte bërë gruaja e tij e dytë.
Tri vjet pas ndarjes nga Donald Trump, Ivana ishte lidhur me aktorin italian Rossano Rubicondi, i cili vdiq në tetor të vitit 2021. Asokohe, Ivana ishte 59 vjeçe, ndërsa Rubicondi ishte 36 vjeç.
Ivana dhe Rossano ishin martuar në vitin 2008, në një ceremoni luksoze në “Mar-A-Lago”, prone e “Palm Beach” që nuk zotërohet nga askush tjetër përveç ish-burrit të saj të dytë, Donald Trump.
(r.m.)