Vdiq në spital pas atentatit ish-deputeti PDK dhe ish-kryetar Velipojë, Pashko Ujka

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka.

64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë me armë me silenciator. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e tyre.

###

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashkë Ujka.

Ujka ka pësuar një atak kardiak gjatë operacionit. Ai tha se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë më bashkëshorten e cila nuk ka dëgjuar asgjë vetëm kur pa të shtrirë në tokë bashkëshortin e saj.

Dy pistat kryesore të policisë  janë për shkak të detyrës së tij si ish-kryekomunar dhe për shkak të disa borxheve që ia ka pasur gjatë viteve.

“Plumbi i marrë në shtyllën kurrizore ka qenë fatal për të. Mësohet se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë operacionit. Rreth një ore e gjysmë pas plagosjes ai ka ndërruar jete. Në momentin e ngjarjes ai ka qenë bashkë më bashkëshorten e cila nuk ka dëgjuar asgjë vetëm kur pa të shtrirë në tokë bashkëshortin e saj. Dy pistat kryesore janë për shkak të detyrës së tij si ish-kryekomunar dhe për shkak të disa borxheve që ia ka pasur gjatë viteve. Një herë kanë qëlluar në ajër pranë banesës së tij dhe 2 herë të tjera ka pasur sulme fizike.

Kohët e fundit  ai është parë të lëvizë në qytetin e Shkodrës. Ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit por nuk kishte shqetësime. Zona është e mbuluar me kamera sigurie pasi është në qendër të qytetit [por për shkak të errësirës është shumë e vështirë të bëhet identifikimi i autorit”- tha ai.

##

Gjendja e rënduar shëndetësore e Pashko Ujkës i cili u plagos dhe më pas humbi jetën pas një atentati me armë zjarri, ka shtyrë familjen e tij t’i drejtohet qytetarëve për ndihmë

Familjarët e ish-kryetarit të komunës së Velipojës bënë apel për ndihmë duke ftuar të gjithë personat me grup gjaku A negativ të shkonin në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të dhuruar gjak.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur. Ujka u plagos në shtyllën kurrizore dhe pas rreth dy orësh ndërroi jetë në spital. Dyshimet e para të policisë janë që ngjarja të ketë lidhje me  periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune ndërkohë që i ishte bërë atentat edhe herë tjetër.

Policia e Shkodrës ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit të plagosjes së 64-vjeçarit Pashko Ujka, ish-kreu i Komunës Velipojë si dhe ish-deputet i Aleancës Demokratike.

Policia vijon krehjen e zonës, teksa mësohet se Ujka ndodhet në spital, por nuk dihet nëse është jashtë rrezikut pa jetën për shkak të plumbit që ka marrë në shpinë.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht policia e Shkodrës.

balkanweb

Ka humbur jetën në spital 64 vjeçari Pashko Ujka, ish deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe ish kryetar i komunës Velipojë, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Ai ka qenë me bashkëshorten e tij në lulishten pranë kishës ortodokse, kur është qëlluar me pistoletë silenciator.

Vetëm kur është shtrirë përtokë bashkëshortja ka kuptuar se është qëlluar, duke njoftuar policinë.

Autori ka arritur të largohet nga vendngjarja ndërsa Ujka është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.

Plumbi kishte prekur shtyllën kurrizore dhe familja fillimisht kërkoi që të dhurohej gjak A negativ por pas disa minutash u mësua se ai ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku në ndihmë do t’i vijnë edhe kamerat e sigurisë të objekteve përreth.

Atentati ndodhi pranë banesës ku ai jeton dhe motivet e ngjarjes mbeten të paqarta ku një ndër pistat që po hetohet është ajo e detyrave që ka mbajtur.

Në vitet 2005-2009 Ujka ka qenë deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK, që më pas u shkarkua pas përplasjeve me kryetarin Ndoka.

Më pas në vitet 2011-2015 u zgjodh kryetar i komunës Velipojë sot njësi administrative e bashkisë Shkodër pas reformës territoriale.

Ujka ka pasur përplasje për shkak të detyrës në të shkuarën dhe ka mbetur dy here i plagosur.

OraNews