Prishtinë, 18 gusht 2024 – Një grua 64-vjeçare nga Ferizaj e humbi jetën nga goditja e rrufesë në Prevallë, në malin e Sharrit, të dielën.
Policia bëri të ditur se e ndjera ishte një nga 5 personat që u goditën nga rrufeja dhe vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku u dërgua për trajtim pas goditjes.
“Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja i ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, një grua 64-vjeçare nga Ferizaj, ishte në gjendje më të rëndë. E njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Raportohet se në momentin e goditjes nga rrufeja, e ndjera dhe pesë të tjerët po qëndronin nën kurorën e një pishe të madhe. Në pamjet e publikuara nga televizioni Klan Kosova shihet trungu i çarë i pishës prej majes e deri në rrënjë.
Policia ka dale në vendin e ngjarjes për të verifikuar këtë rast tragjik.
(r.m.)