Ishte mirënjohës për ndihmën e Shqipërisë dhe u nderua nga Presidenti Nishani me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”
Nga Ruben Avxhiu
Donald Rumsfeld, që shërbeu dy herë si Sekretar i Shtetit, në administrate e presidentëve Gerald Ford dhe George W Bush, vdiq sot, vetëm pak ditë përpara se të mbushte 89 vjeç.
Ishte një nga figurat kryesore politike republikane, me njohuri të gjera në fushën e mbrojtjes, por që u përball me Kritika të rënda në fund të karrierës së tij, si arkitekti kryesor i Luftës në Irak.
“Me trishtim të thellë japim lajmin e ndarjes së Donald Rumsfeld, një burrështetas amerikan, bashkëshort, baba, gjysh, dhe stërgjysh i devotshëm”, thuhej në deklaratën e botuar nga familja. “Në moshën 88-vjeçare, ai ishte deri në fund i rrethuar nga familja në Tacosin e tij të dashur në Neë Mexico.”
Si Sekretar i Mbrojtjes Donald Rumsfeld përgëzoi disa herë publikisht Shqipërinë për ndihmën në misionet paqeruajtëse të pasluftës në Irak dhe Afghanistan dhe përkrahu kërkesat shqiptare për anëtarësim në NATO.
Rumsfeld vizitoi Shqipërinë në vitin 2006, por u zëvendësua atë vit nga Presidenti W Bush për shkak të problemeve në Irak dhe mosmarrëveshjeve në kabinetin presidencial.
Në 2013, Presidenti Bujar Nishani e nderoi me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.