Prishtinë, 29 gusht 2021 – Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë të dielën në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmin për vdekjen e Berishës e bëri të ditur djali i tij, Visar Berisha.
Sipas familjarëve, Kolë Berisha do të varroset të hënën, më 30 gusht në varrezat e Prishtinës, në praninë e rrethit të ngushtë familjarë.
“Për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi nuk do të mund të organizojmë të pame për babën”, ka shkruar Visar Berisha, në llogarinë e tij në Facebook.
Kolë Berisha ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës nga viti 2006 deri më 2007. Ai ka qenë anëtar i kryesisë dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
(r.m.)