Prishtinë, 17 prill 2023 – Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të cilat pritet të mbahen më 23 prill.
Vela ka thënë se në kumtesën e Qeveria e Serbisë lidhur me këto zgjedhje shihen qartë përpjekjet për t’i frikësuar qytetarët serbë në mënyrë që ata të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë gjithë procesin zgjedhor dhe t’i frikësojë serbët vendas që të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela në Twitter.
Në kumtesën e Qeverisë së Serbisë përmendet një pako masash që janë marrë, siç thuhet, “për të mbrojtur të drejtat e serbëve” dhe “interesin nacional” të Serbisë në Kosovë.
This is a prima facie evidence of Serbia’s attempt to interfere with local elections in north Kosovo.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 17, 2023
Such foreign election interference aims to disrupt the whole election process and intimidate local Serbs from exercising their democratic right to elect their representatives. pic.twitter.com/qPfI9x7SpW
(r.m.)