Vendimi i Gjykatës së Apelit për Fredi Belerin do të shpallet më 25 qershor

Tiranë, 14 qershor 2024 – Gjykata e Apelit e SPAK-ut vendosi ta shtyjë vendimin për ankesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Vendimi do të shpallet më 25 qershor, në ora 13:00.

Fredi Beleri ndodhet në burg që prej 12 majit të 2023, me akuzën se ka blerë vota në zgjedhje.

Në seancën e sotme të Apelit, avokatja e tij kërkoi të rrëzohet vendimi i shkallës së parë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që dëshmon se Beleri e ka kryer veprën me të cilën ngarkohet, blerje të votave për t’u zgjedhur kryetar iu Bashkisë së Himarës. Ajo tha se përgjimet e plaigjme, në të cilat mbështetet prokuroria, nuk mund të konsiderohen prova.

Beleri kërkoi të shpallet i pafajshëm. Ai tha se është arrestuar “me dëshirë të kryeministrit” [ Edi Rama, dhe theksoi se provat në bazë të të cilave është ngritur aktakuza janë të manipuluara.

“Avokatja ishte shteruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që jam arrestuar me dëshirë të kryeministrit. Provat janë manipuluar dhe unë e kam ndërgjegjen time të qetë. Po ashtu, edhe ju që do të merrni një vendim, uroj ta keni ndërgjegjen e qetë”, tha ai.

Ndërkaq, prokurorët e SPAK-ut kërkuan të lihet në fuqi dënimi prej 2 vjetësh burg, dhënë nga gjylata e shkallës së parë. Prokurorët i thanë gjykatës se pretendimet e avokatëve nuk qëndrojnë.

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit kryesohej nga Daniela Shirka, ndërsa anëtarë ishin Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi.

(r.m.)