Prishtinë, 7 shtator 2024 – Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinjë nuk ka më bllokim të vendkalimit të kufirit.
“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.
Edhe Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi në faqen e saj zyrtare se vendkalimi kufitar në Jarinjë është plotësisht i hapur për qarkullim.
Ndërkaq, dy vendkalimet tjera kufitare që janë mbyllur të premten në mbrjanë mbyllur të premten në mbrëmje, për shkak të bllokadës së rrugëve nga grupe serbësh në territorin e Serbisë, në Merdar dhe në Bërnjak, vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
Të shtunën, ekipi i shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nuk ka parë asnjë lëvizje të automjeteve apo të njerëve në vendkalimin kufitar në Merdar.
Dragisha Miriq, kryetar i Shoqatës “Koreni” (Rrënjët) në Serbi, ka thënë se bllokada e rrugëve pranë pikave kufitare të Serbisë me Kosovën do të vazhdojnë deri në një njoftim të radhës dhe se protestuesit do të qëndrojnë në bllokada me ndërrime nga gjashtë orë.
Të premten në mbrëmje, përfaqësues të disa shoqatave serbe i bllokuan rrugët pranë vendkalimeve kufitare në Merdar, në Jarinjë dhe në Bërnjakë. Ata i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente të Kosovës, në shenjë proteste ndaj veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Për këtë arsye, autoritetet e Kosovës i mbyllën për qarkullim vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe në Bërnjak.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës e Kosovës u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës, mërgimtarëve dhe shtetasve të huaj që udhëtojnë nga Kosova ose për në Kosovë që të shmangin udhëtimet nëpër Serbi, në mënyrë që të evitojnë situatat er pakëndshme ose rreziqet e keqtrajtimit nga grupet e organizuata të serbëve.
Ministjra Donika Gërvalla ka thënë se bllokimi i rrugëve është dëshmi e qartë e përpojekjeve të Serbisë për destabilizimin e gjendjes në Kosovë dhe në rajon.
(r.m.)