Veteranët e luftës së UÇK-së protestuan kundër Ligjit për pagën minimale

Prishtinë, 15 korrik 2023 – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka mbajtur të shtunën në Prishtinë një protestë kundër zbatimit të Ligjit për pagën minimale, i cili u miratua të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Me ligjin e ri, kompenzimi i veteranëve të luftës nuk do të jetë i barabarrdë me pagën minimale pprej 265 urosh.

Kryeminstri Albin Kurti ka thënë se kompensimi i veteranëve të luftës do të rregullohet me ligj të veçantë, pasi të jenë hequr nga listat personat që e kanë marrë këtë status në mënyrë të kundërligjshme.

Por, OVL e UÇK-së dhe ish-drejtuesit e njësive të UÇK-së që ishin përfshirë në harrtimin e listave të veteranëve mohojnë dyshimet për fryrje të numrit tëveteranëve që përfitojnë nga skema për kategoritë e luftës.

Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, ka thënë se kjo protest është paralajmërim për udhëheqjen shtetërore të Kosovës.

“Kemi dalë në këtë protestë njerëzore që t’i tregojmë politikës se nuk e keni mirë. Kthehuni popullit e leni ato përralla se nuk shiten më”, ka thënë ai.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Kurti se i ka mashtruar veteranët e luftës së UÇK-së dhe ka paralajmëruar reagimin e tyre.

“Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh, o kryeministër. Edhe ata janë mbush mend me e ditë kush është Albin Kurti. Kjo protestë është e vogël, në krahasim me çfarë do të ndodhë”, është shprehur Çerkini.

Ai e ka cilësuar akt të turpshëm votimin e deputetëve për ligjin që po e kundërshtojnë.

“A ju vjen marre, a iu ka ardhë gjynah në parlament mos me e çu dorën për një pagë mesatare të Republikës së Kosovës për njeriun që ka dalë ta japë jetën për liri. Nuk ka askund në botë më marre. Unë nga shpirti po ju lus të gjithëve ta dini se çka është liria dhe çka kemi dhënë. S’ka shtëpi që s’ka dhënë gjak për këtë liri”, ka theksuar ai.

Avni Ajeti e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po ua mohon të drejtat ish-luftëtarëve të lirisë.

“Kush do ta kishte menduar që gati 25 vjet pas përfundimit të luftës duhet të dilnim këtu për të kërkuar edhe një herë liri dhe të drejtat tona. Sot ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm i Millosheviqit, por nga Qeveria e shtetit për të cilin dhamë gjithçka. Por, dita paska ardhë. Sot jemi para Qeverisë së Kosovës të cilën e kemi çliruar me gjak e sacrifice”, ka thënë ai.

Ajeti i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale, duke paralajmëruar se në të kundërtën veteranët do të bëjnë protesta të vazhdueshme.

“Presidente Vjosa Osmani, mos e dekreto ligjin që i përbuz veteranët, përndryshe do të përballeni me ne, me protesta të vazhdueshme”, ka thënë ai.

Ajeti e ka akuzuar Qeverinë Kurti se për çështjen e veteranëve, siç ështëë shprehur, “po merr direktiva nga Serbia”.

“Për të drejtat tona dhe për ta kundërshtuar këtë Qeveri që po merr direktiva nga Serbia. Në koordinimin me Rajdoiçiqin, i la veteranët jashtë pagës minimale. Presidente Vjosa Osmani, mos e dekreto ligjin që i përbuz veteranët, përndryshe do të përballeni me ne, me protesta të vazhdueshme”, ka thënë ai.

Ai iu ka referuar një audioregjisgtrimi të publikuar në  medie javën që shkoi, ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar edhe për çështjen e veteranëve të luftës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është person në kërkim nga organet e drejtësisë.

Protesta ka zgjatur më pak se një orë dhe në të kanë marrë pjesë vetëm disa qindra protestues, mbase edhe për shkak të temperaturave të larta qëmbretëruan të shtunën në Kosovë.

Në mbështetje të potestës kanë dalë edhe partitë opozitare që janë themeluar nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

(r.m.)