Kiev, 15 shtator 2022 – Vetura me të cilën po udhëtonte Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përfshirë në një aksident rrugor në Kiev. Por, zëdhënësi i tij, Serhii Nykyforov, njoftoi se Zelensky ka pësuar vetëm lëndime të lehta, raporton Reuters.
Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se vetura zyrtare e zotit Zelensky ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruan Nykyforov në Facebook.
Mjekët që e shoqëronin zotin Zelensky i dhanë ndihmë urgjente drejtuesit të automjetit privat e pastaj e futën në një aautoambulancë.
Pak minuta pasi Nykyforov e publikoi njoftimin në Facebook, Zyra e Presidentit Zelensky e publikoi videon e fjalimit të tij të rregullt.
(r.m.)