Videoja virale ku dasmorët kërcejnë në mes të rrugës/ Bllokohen makinat luksoze, nën hetim 4 shoferë

Një video, ku disa dasmorë ndaluan makinat në mes të autostradës dhe Laç dhe ia morën valles, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

 
https://www.youtube.com/watch?v=HHY-Khai-_k
 

Disa prej tyre hipën edhe mbi automjete për të treguar gëzimin për çiftin që po martohet.
Por, bllokimi i rrugës shqetësoi drejtuesit e tjerë të mjeteve, që u detyruan të presin nën zhurmën e këngëve dhe borive që nuk pushonin.

Sot, policia njofton se ka nisur hetim për 4 shoferët që shkaktuan bllokimin e rrugës.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike“, shkruan policia.

Po ashttu, 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

 
 

Top Channel