Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugaxhi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis sattiva, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 3 automje, 1 motoçikletë , 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe ndarjen në doza, si dhe 10 telefona celular.
Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase.
Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , bazuar në informacionet se disa shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dheTrafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Lugaxhi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C., 22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.
A.B., 20 vjeç, A.B., 20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan .
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja K. P., banuese në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q., si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. Q., dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete, 1 motoçikletë, 10 telefona celular, 1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”.