Vijon projekti i punësimit të grave të dënuara

16 gra prej thuajse dy muajsh janë pjesë e projektit sipas marrëveshjes mes DPB-së me shoqatën “Pro-Export Albania”
 
Knid Ndrenika
 
https://www.facebook.com/EtildaGjonaj/videos/385167649672572
 
Ministrja e Drejtësisë thekson se programi i punësimit për gratë që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, mbetet një prioritet që vazhdon të zbatohet me sukses!
 
16 gra prej thuajse dy muajsh janë pjesë e projektit sipas marrëveshjes mes DPB-së me shoqatën “Pro-Export Albania”.
 
Sipas ministrisë, shumë shpejt programi i punësimit do të shtrihet edhe në institucionet e tjera, tashmë nën një kuadër tërësisht të ri ligjor.
 
Ministrja Etilda Gjonaj pati thënë se “për herë të parë në sistemin penitenciar, filluam zbatimin e programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar, ku në #IEVP325, 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program”.
Sipas saj, projekte në vijim të punësimit do të pasohen edhe në Institucionet e tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të punësuar sa më shumë të dënuar, që jo vetëm të përmbushim objektivat tanë për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre përmes punës, por edhe për t’i dhënë mundësinë e pagesës në të njëjtat kushte si pjesa tjetër e punëtorëve.
 
Programi filloi me trajnimin profesional njëmujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale.
 
Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave dhe ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet penitenciare.
 
Synim mbetet që programi të shtrihet edhe në IEVP-të e tjera të vendit për të punësuar sa më shumë të dënuar, duke mundësuar rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre përmes punës.