Bruksel, 8 shkurt 2022 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka kundërshtuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Von Cramon, në një postim në Twitter, ka thënë se restaurimi i kësaj shtëpie nuk duhet të lejohet.
“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut mua, personalisht, më brengos dhe më shkakton shumë shqetësime. Zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin / protagonistin e njohur të Divizionit të 21-të nazist SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet. Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe për mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja gjermane Viola von Cramon.
The case of #XhaferDeva’s house in #SouthMitrovica personally worries me and raises many concerns.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 8, 2022
Whitewashing the past and distorting the facts about the well-known Nazi collaborator/protagonist of the 21st SS Division “Skanderbeg” must not take place.
1/3#ProtectTheFacts
There must be no place for WWII history revisionism and #Holocaust denial.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 8, 2022
Instead, this should be used as an opportunity to deal with the past and allow for all #Kosovo’s communities to come together in creating the common narrative and truth that is inclusive
2/3
and based on facts about the Nazi local collaborators and committed war crimes against Jews, Serbs, Albanians and others by #Skanderbeg SS division and Deva’s militia. 3/3#HolocaustRemembrance
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 8, 2022
Kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës kanë reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke iu përgjigjur reagimit të ambasadorit gjerman ka thënë se restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit dhe jo për revizionizëm historik apo për rehabilitim të figurave.
Shtëpia Xhafer Devës thuhet se është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Ajo është ndërtesë e stilit evropian dhe karakterizohet për dekorime tipike të kohës, prandaj konsiderohet si objekt me vlerë artiketktonike.
Shtëpia është në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
(r.m.)