Nga Beqir SINA
Memoriali i Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein), i vendosur në një korije pikërisht në cepin jugperëndimor të kopshtit të Akademisë Kombëtare të Shkencave, u zbulua në kuvendin vjetor të Akademisë, më 22 prill 1979, për nder të njëqindvjetorit të lindjes së shkencëtarit të madh hebre.
Ajnshtajni paraqitet i ulur në një stol me tre shkallë të granitit të bardhë sjellur nga malet Mount Airy (Karolina e Veriut). Figura prej bronzi, që peshon afërsisht 4 tonë, është 12 këmbë e lartë (3.658 meter). Tre kasonë (caissons) kubik guri, gjithsej 135 tonë, janë të futur në themelet e saj në një thellësi prej 23 deri në 25 këmbë (rreth 8 meter), të lidhura me bazamentin e betonit që mban peshën e monumentit.
Në dorën e majtë, figura e shkencëtarit të mban një punim me ekuacione matematikore që përmbledhin tre nga kontributet më të rëndësishme shkencore të Ajnshtajnit: efektin fotoelektrik, teorinë e relativitetit të përgjithshëm dhe ekuivalencën e energjisë dhe materies. Tre citate nga Ajnshtajni janë të gdhendur në formë note në stolin 180 grad për rreth monumentit gjigand ku është ulur figura e Albert Ajnshtajnit :
1-“Për sa kohë që do të kem ndonjë zgjedhje në këtë çështje, unë do të jetoj vetëm në një vend ku mbizotëron liria civile, toleranca dhe barazia e të gjithë qytetarëve para ligjit”.
2-“Gëzimi dhe habia e bukurisë dhe madhështisë së kësaj bote, për të cilën njeriu thjesht mund të krijojë një ide të zbehtë”.
3-“E drejta për të kërkuar të vërtetën nënkupton gjithashtu një detyrë; njeriu nuk duhet të fshehë asnjë pjesë të asaj që e ka pranuar të jetë e vërtetë”.
Harta e yjeve ku shfaqet the Ylli i Davidit në bazën e statujës – përfshin një hapsirë e cila pasqyronë një “fushë” qiellore imagjinare në të gjithë basamentin para monumentit dhe ka një sipërfaqe prej 28 këmbësh(8-9 metra katror). E gjitha është prej graniti e perzier me perla smeraldi marre nga malet e fjordeve norvegjeze – Larvik, Norvegji – Në monumentin gjigand janë “ngulitur” si luspat e peshkut me më shumë se 2700 stufa metalike që përfaqësojnë planetët, diellin, hënën, yjet dhe objektet e tjera qiellore të pozicionuara me saktësi nga astronomët the nga Observatori Detar i SHBA-së siç ishin në ditën e përkushtimit.
Në këmbën e djathtë të Ajnshtanjit, afër këpucës është emri edhe firma e autorit të kësaj vepre skulptorit amerikan, Robert Berks, i njohur për bustet e tij të portreteve (John F. Kennedy në Qendrën Kennedy të Uashingtonit).
Ai e bazoi punën në këtë vepër në Memorialin e Albert Ajnshtajnit, i vendosur në një korije pikërishtë në cepin jugperëndimor të kopshtit të Akademisë Kombëtare të Shkencave, në një bust të Ajnshtajnit që ai skaliti nga jeta e tij, në vitin 1953. Në ndërkohë në zhvillimin e këtij projekti përmendet dhe Arkitekti i peizazhit James A. Van Sweden, i cili projektoi peizazhin e monumentit.
Ata tregohet se përse u zgjodh pikërisht ky vend the kjo hapsirë ngase shpjegon pllaka e treguesve se Ajnshtajni u zgjodh bashkëpunëtor i jashtëm i Akademisë në vitin 1922(( referuar si anëtar ndërkombëtar)) dhe u bë anëtar i saj i plotë në 1942, dy vjet pasi u bë shtetas i natyralizuar, dhe mori pashaportën amerikane, mbasi erdhi në SHBA ne vitin 1932 .
Simbas shkrimtares franceze Patrice Najbor, thuhet se Albert Ajnshtajni ka erdhur dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare nga doktori pogradecar, Jani Basho, e më tej fizikani u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi.