Prishtinë, 6 prill 2021 – Vjosa Osmani e ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në një ceremoni solemne në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Zonjës Osmani ia ka dorëzuar detyrën Kryeari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili për pak ditë ishte ushtrues i detyrës së Presidentit.
Para se ta pranonte detyrën, Presidentja Osmani ka parakaluar pranë rreshtimit të Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me kryeparlamentarin Konjfuca.
Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa qytetarë.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe bashkëshorti dhe dy vajzat binjake të Presidentes Osmani.
(r.m.)