Vlashi Fili nderohet me Çmimin Mundus Artium për Letërsinë 2024

NJOFTIM

Revista me emer ‘‘Mundus Artium“, për Letërsinë Ndërkombëtare, në Dallas të Shtetit Teksas, na vë në dijeni, se stafi i kësaj reviste i ka dhënë Shqiptaro – Amerikanit me banim në Filadefia të Shtetit të Pensilvanisë, z. Vlashi Fili, çmimin ‘‘2024 Mundus Artium Prize for Literature“.

Vendimi për dhënien e këtij çmimi vjetor, është publikuar në faqen zyrtare të kesaj reviste si dhe në disa gazeta e media të tjera, më 13 Prill 2024.

Si në faqen zyrtare të revistës ‘‘Mundus Artium“ ashtu edhe në njoftimet e mediave, krahas vendimit për dhënien e çmimit jepet edhe një përmbledhje e jetës së z. Vlashi Fili si dhe për veprimtarinë e tij letrare mbi të cilat u mbështet komisioni për dhënien e këtij çmimi.

Kryesia e Shoqates,

Filadelfia, 20 Prill 2024

Një dëshmi për fuqinë e fjalëve

Vlashi Fili nderohet me Çmimin Mundus Artium për Letërsinë 2024

Dallas, TX, 13 Prill 2024 –(PR.com)– Në një triumf për letërsinë shqipe dhe një dëshmi e fuqisë së tregimit si një kanal për paqen dhe mirëkuptimin, Vlashi Fili është vlerësuar me çmimin prestigjioz Mundus Artium 2024 për Letërsinë. I lindur në Kuçovë në vitin 1941, rrugëtimi i Filit nga një i ri i diplomuar në inxhinieri në Universitetin e Tiranës në një arritje në botën e letërsisë është një rrëfim i qëndrueshmërisë, krijimtarisë dhe humanizmit të thellë.

Karriera e hershme e Filit si inxhinier, e shënuar nga kontribute të rëndësishme në sektorin e naftës dhe gazit, mori një kthesë të papritur në vitin 1980, kur ai u burgos padrejtësisht për gjashtë vjet nga regjimi komunist në Shqipëri. Megjithatë, kjo periudhë vuajtjeje nuk ia zbehu shpirtin; por farkëtoi tek ai një vendosmëri për të dëshmuar gjendjen njerëzore përmes shkrimit të tij.

Pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij, mbi 24 vite më parë, Fili jo vetëm që ka ringjallur jetën e tij, por është kthyer edhe në një fener për diasporën shqiptare. Zgjedhja e tij si nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe roli i tij jetësor në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” nënvizojnë përkushtimin e tij jo vetëm ndaj letërsisë, por ndaj trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të atdheut të tij.

Vepra e Filit, e përbërë nga 15 libra me poezi, tregime, dhe novela, gërsheton personalen me universalen, historiken me bashkëkohoren. Veprat e tij, si “Njerëz të mirë”, “Guva e Pyllit”, “Valët” dhe autobiografia “Magnet”, thellohen në zemrën e jetës shqiptare, duke eksploruar temat e miqësisë, besnikërisë, tradhtisë dhe forcës së qëndrueshme të shpirtit njerëzor përballë tiranisë dhe mërgimit. Këto rrëfime qëndrojnë si një dëshmi e besimit të Filit për faljen, mirëkuptimin dhe vullnetin e pathyeshëm për ta jetuar jetën me dashuri dhe gëzim, pavarësisht nga hidhërimet e brengat e saj.

Arritjet letrare të Filit kanë marrë vlerësime të shumta, duke përfshirë nderimin si “Njeriu i Vitit” nga Bashkia Kuçovë dhe marrjen e çmimeve të shumta në konkurse letrare si në diasporë ashtu edhe në Shqipëri. Këto vlerësime flasin shumë për ndikimin e tij dhe rezonancën e veprës së tij mes lexuesve dhe kritikëve letrarë.

Rolet e tij drejtuese brenda komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në nxitjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare nëpërmjet themelimit të shoqatës “Bijtë e Shqipërisë” dhe shkollës shqipe “Gjuha jonë” në Filadelfia, pasqyrojnë vizionin e tij më të gjerë për bashkim dhe lulëzim i diasporës shqiptare. Përpjekjet e tij bashkëpunuese me botime të ndryshme dhe shoqata kulturore në mbarë botën ilustrojnë më tej angazhimin e tij për dialog dhe shkëmbim kulturor.

Vleresimi i Filit me Çmimin Mundus Artium 2024 nuk është thjesht një mirënjohje e aftësive të tij letrare, por edhe një kremtim i veprës së tij jetësore si një mesazh paqeje, një afirmim i vlerës së brendshme të çdo individi dhe një thirrje për respekt të ndërsjelltë midis popujve të të gjitha kombeve. Librat e tij janë më shumë se thjesht tregime; ato janë urë lidhëse midis kulturave, epokave dhe ideologjive, duke ofruar njohuri mbi kompleksitetin e historisë shqiptare dhe kërkimin universal për liri dhe dinjitet.

Teksa nderojmë Vlashi Filin, njohim një figurë pena e së cilit jo vetëm ka skicuar konturet e identitetit shqiptar, por ka kontribuar edhe në strukturën e letërsisë botërore. Puna e tij, e karakterizuar nga një ndjeshmëri e thellë dhe një kërkim i pamëshirshëm i së vërtetës, shërben si një fener shprese dhe mirëkuptimi në një botë të ndarë. Prandaj, Çmimi Letrar Mundus Artium 2024 nuk është vetëm një nderim për karrierën e shkëlqyer të Filit, por edhe një njohje e rolit kryesor të letërsisë në nxitjen e solidaritetit dhe paqes globale.

https://www.pr.com/press-release/909844

Marre nga origjinali i revistes.

Perkthyer nga J.C