Gjirokastër, 1 korrik 2023 – Në Gjirokastër mbajtja e Festivalit Folklorik Kombëtar u ka dhënë mundësi mjeshtërve vendas të përcjellin vlerat më të mira të traditës shqiptare tek turistët e huaj.
Në disa zona të Qendrës Historike , që mbrohet nga UNESCO, janë krijuar mjedise ku turistët mësojnë mbi këto vlera dhe bëhen edhe vetë pjesë e aktiviteteve .
Trashëgimia shihet si një mbështetje për turizmin kulturor në Shqipëri i cili vitet e fundit po shënon një rritje të ndjeshme.
Në ritmet e melodive popullore shqiptare koreografia Alda Hoxha ka zgjedhur një mjedis të improvizuar në Qendrën Historike të Gjirokastrës për t`u mësuar turistëve të huaj vallet shqiptare.
Në Gjirokastër po mbahet këto ditë Festivali Folklorik Kombëtar i cili përfaqësohet me mbi 1200 artistë popullorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Festivali që rikthehet pas tetë vitesh ka ngjallur një interrsim jo të zakonshëm edhe të turistëve të huaj.
Alda thotë se gjatë ditës turistët mësohen shpejt me këto ritme dhe ajo vijon të punojë plot pasion që grupet e turistëve që dëshirojnë të mësojnë vallet shqiptare të jenë sa më të shumta.
“Dhe ne që jetojmë vetë këtu këto ditë jemi vërtet të mahnitur nga atmosfera, shumë bukur. Turistët bashkohen me ne, mësojnë vallet shqiptare dhe nëse nuk do kishim ndryshim në paraqitje atëherë do ta kuptonin që nuk janë shqiptarë, pasi kaq shpejt i mësojnë dhe i këcejnë vallet shqiptare”.
Turistët kanë mundësi që krahas mësimit të valles të ndjekin edhe një ekspozitë të studiuesit të njohur të etnografisë Stavri Cati e cila përmban kostumet popullore të zonës në shekuj.
Në një tjetër mjedis të improvizuar Mimoza Duka u flet turistëve për gatimet e vjetra shqiptare dhe paraqet çdo ditë për ta nga një gatim të ri.
Mimoza thotë se gjatë paraditeve dhjetëra turistë afrohen për të mësuar, por edhe shijuar gatimet e saj.
Turistët janë të interesuar shumë për këto gatime të cilat janë shumë të vjetra. Në darkë ne shkojmë në kala ku zhvillohet festivali për të ofruar shërbime . Turistët më pyesin kur do jesh për të gatuar se kanë parë noftimet e Ministrisë së Kulturës për këndet që ne artizanët dhe mjeshtërit kemi ngritur. Mbrëmë thashë në orën 11 dhe sot më prisnin këtu në pazarin historik.Kjo dëshmon se ata janë shumë të interesuar për të mësuar mbi gatimet shqiptare.
Nje tjetër vlerë e traditës së Gjirokastrës por edhe më gjerë është isopolifonia e cila disa vite më parë është pranuar dhe në listën e pasurive që mbrohe nga UNESCO.
Roland çenko një interpretues i nohur i isopolifonisë punon çdo ditë me grupet e turistëve për t`u mësuar këtë mënyrë të kënduari.
“Është një eksperiencë shumë e mirë. Kur ma afruan këtë si ide më pëlqeu jashtë mase .Të tregosh vlerat e këtij qyteti dhe të këngëve tona që janë shumë të bukura dhe shumë të hershme unë e pranova me shumë kënaqësi . Jam shumë i lumtur dhe shumë i befasurar nga turistët që vijnë në grupe çdo ditë për të mësuar isopolifoninë”.
Gjirokastra është një qytet historik në Shqipëri me tradita sidomos në gdhendjen e drurit dhe gurit dhe në qëndistari.
Viktor Nurçe një mjeshtër i punimit të drurit thotë se festivali po shërben si një përvojë shumë e veçantë për një grup mjeshtërish në fusha të ndryshme për t`i përcjellë këto vlera.
Veç asaj që vijnë si turistë bëjnë dhe një eksperiencë jetër: duke parë edhe qytetin e Gjirokastrës arredimin , arkitekturën , duan të provojnë dhe të prekin nga afër mënyrën se si janë bërë këto; teknikat e punimit të drurit, apo një historik të shkurtër për sa i përket punimeve të gdhendjes së gurit, gdhendjes së drurit apo përgatijes së kostumeve popullore.
Këto vlera të traditës janë mbështetja më e madhe për turizmin kulturor, thotë zori Nurçe.
Gjirokastra u pranua 18 vite më parë në listen e pasurive që mbrohen nga UNESCO dhe vitet e fundit prurjet turistike po rriten ndjeshëm duke shëbyer si një mundësi e mirë për qindra familje për të siguruar të ardhura nga turizmi.
Fetsivali Folklorik kombëtar i ka dhënë këtë vit më shumë jetë turizmit në qytetin karakteristik .
(Raimond Kola, Zëri i Amerikës)