Shkup, 7 qershor 2023 – Lideri i opozitës maqqedonase, Hristijan Mickovski, ka thënë se VMRO-DPMNE-ja pranon të bëhet pjesë e një qeverie me bazë të gjerë, me kusht që Bashkimi Demoratik për Integrim (BDI) të mos jetë pjesë e asaj qeverie.
Mickovski ka thënë se VMRO-DPMNE mund të lëshojë pe nga qëndrimet e saj tëderitashme, për t’i dhënë mbështetje ndryshimeve kushtetuese që kërkohen nga BE-ja për avancimin e procesit të integrimit.
“VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në qeveri me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe me partitë tjera politike, por pa pjesëmarrjen në atë qeveri të Bashkimit Demokratik për Integrim. VMRO-ja është gati të bëhet pjesë e qeverisë, ndërsa zgjedhjet i përgatit një qeveri teknike dhe jo kjo qeveri; ndryshimet eventuale kushtetuese të bëhen ditën kur bëhet ratifikimi i protokollit integrues të Maqedonisë në BE nga parlamentet e 27 vendeve anëtare”, ka thënë aii.
Mickovski e ka bërë këtë deklaratë pas tsakimit pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe kryetarin e partisë më tëmadhe nëëuushtet, Lidhjen Socialdemokrate, Dimitar Kovaçevskin.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ia ka ofruar opozitës dhjetë pozita të ministrave për të fituar mbështetjen e nevojshme në parlament për miratimin e ndryshimit të Kushtetutës. Në Kushtetutën e re do të përfshihen edhe bullgarët, siç insiston Bullgaria, e cila ka vënë veto për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut përanëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili është zëdhënës i BDI-së, në një postim në rrjetet sociale, ka thënëë se kjo parti “është e gatshme të mbështesë një qeveri pa pjesëmarrjen e saj, nëse opozita (maqednase) i përkrah ndryshimet kushtetuese që do të duhej të hynin në fuqi para se të formohet qeveria” me bazëë të gjerë.
Sipas sondazhit të fundit të Institutit Demokratik Amerikan, BDI-ja vazhdon të ketë mbështetjen më të madhe të votuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
(r.m.)