Volodymyr Zelensky, viziton qytetin e Bakmutit. 20 dhjetor 2022

Kiev, 20 dhjetor 2022 – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bakmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore,raporton BBC.

Presidenca ukrainase njoftoi se Zelensky i ka takuar ushtarët në Bakmut dhe u ka ndarë mirënjohje.

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, e ka përshkruar vizitën si një kontrast me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili u fotografua në një vend të paspecifikuar në Rusi me gjeneralët e tij, javën e kaluar.

Zelensky ka vizituar më parë edhe qytete të tjera të çliruara. Së fundmi ai ka vizituar Hersonin dhe Izyumin.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila gjithashtu e ka vizituar Bakmutin, e kangritur moralin e ushtarëve ukrainas.

“Çfarë janë 300 ditë në luftën tonë më shumë se 300-vjeçare për çlirimin nga Rusia! Ne jemi në këmbë. Ne po luftojmë. Ne do të fitojmë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bakmuti ka qenë për muaj të tërë objektiv kryesor i forcave ruse në rajonin e Donjeckut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, forcat ukrainase kanë arritur ta frenojnë avancimin.

Tani në kwtw qytet, i cili i ka pasur 70.000 banorë para luftës, kanw mbetur pak civilë.

(r.m.)