Bruksel, 8 nëntor 2023 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke komentuar Raportin e Progresit për Kosovën, ka thënë se raporti e vlerësoon progresin e bërë në Kosovë në shumë fusha, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të Rregullores së Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në Dialogun e udhëhequr nga BE-ja, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe reformat e mëtejshme në fushë të sundimit të ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës në BE”, ka shtuar ajo.
Zonja Von Cramon ka theksuar se tani BE-ja duhet të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës.
“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar Von Cramon.
Important @EU_Commission report on #Kosovo highlights progress in many reform areas including the electoral reform and fight against organised crime.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) November 8, 2023
The Commission has also confirmed that citizens of #Kosovo 🇽🇰 will be travelling freely to the EU 🇪🇺 as of 1 January 2024!
Në raportin e progresit të Komisionit Evropian thuhet se Kosova ka bërë progres të kufizuar në fushat që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Aty thuhet se masat ndëshkuese që u vendosën ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri “janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë”.
(r.m.)