Von Cramon: Na duhet një Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit

Bruksel, 1 nëntor 2023 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vizitën e fundit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, në Kosovë dhe në Serbi.

Von Cramon, në një postim në “X”, e ka mirëpritur qartësimin që ka bërë zonja von der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Por, ajo ka theksuar se do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte shprehur edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit, lirinë e medies dhe demokracisë.

“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi – Kosovë.

Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë.

Thuani gjërat me emrat e tyre të vërtetë – na duhet një Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit”, ka shkruar Von Cramon.

(r.m.)