Bruksel, 27 gusht 2022 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së letërnjoftimeve mes dy shteteve.
Viola Von Cramon, në një postim në Twitter, i ka shprehur mirënjohje për arritjen e marrëveshjes lidershipit të Bashkimit Evropian dhe zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
“Është mirë të dëgjosh se është arritur një marrëveshje nën lidershipin e Bashkimit Evropian me mbështetjen e qartë të zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Escobar.
Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat e automjeteve dhe të na shpie më afër marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar von Cramon.
Good to hear that a deal has been reached under 🇪🇺 leadership with the unequivocal support of DAS Escobar 🇺🇸.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) August 27, 2022
Hope that the swift implementation will lead to the finding of car licence plates solution and bring us closer to the final normalisation agreement. @MiroslavLajcak https://t.co/qFUce71tAm
Von Cramon e ka ndarë në Twitter njoftimin e shefit të diplomacies evropiane, Joseph Borrell, për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për heqjen e dokumenteve të hyrje-daljes për shtetasit e njera-tjetrës.
(r.m.)