Prishtinë, 29 maj 2023 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u shpreh e shqetësuar për situatën në pjesn veriore të Kosovës.
“Jam e brengosur. Situate është e tensionuar”, tha ajo, në një konferencë për media, në Prishtinë.
“Natyrisht, kryetarët e rinj janë zgjedhur në mënyrë ligjore, por kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitet të hyjnë me forcë në këto objekte. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy për qind të votave”, tha zonja Von Cramon.
Ajo tha se Qeveria e Kosovës “duket se po rrezikon shumë me këto manovra në veri” dhe i bëri thirrje qeverisë që të rrishqyrtojë vendimet dhe të pjunojë për krijimin e klimës së besimit me komunitetin serb në veri të Kosovës.
“A është kjo mënyë e ‘qeverisjes së mirë’ që e duam? Në vend të kësaj, ne duhet të kemi më shumë masa për krijim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë. U bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mendojnë për të marrë masa për krijimin e besimit. Si shembull, tërheqja e forcave speciale të policisë nga veriu dhe të ulen në tavolinë të negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, deklaroi ajo.
Të dielën, Viola Von Cramon, u takua me kryeministrin Albin Kurti, në Prishtinë, dhe bri një vizitë në Mitrovicën Veriore, ku u takua me përfaqësues të komunitetit serb. Përfaqëësuesit e Listës Serbe refuzuan ftesën për takim, për shkak se nuk u kanë pëlqyer raportet e saj për Parlamentin Evropian.
(r.m.)