Von Cramon shpreson që marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet pa vonesë

Bruksel, 19 mars 2023 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka quajtur lajm të mirë dakordimit e Kosovës dhe Serbisë për aneksin e marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Von Cramon, në një postim në Twitter, ka thënë se pret me padurim të ketë informacione më të detajuara për aneksin e marrëveshjes dhe shpreson që ajo të zbatohet pa vonesë.

“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marr më shumë detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar Von Cramon.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Në një deklarim për media, Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë darkoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

(r.m.)