Von Cramon: Vendimi për pronat e Manastirit është hap i domosdoshëm për sundimin e ligjit

Bruksel, 13 mars 2024 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e  Manastirit të Deçanit.

Ajo e ka cilësuar vendimin si hap të domosdoshëm për sundimin e ligjit në Kosovë.

 “Në 4-5 vjetët e fundit kam kërkuar vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Kosovës që të veprojnë për këtë, pasi ky është hap i domosdoshëm për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon në platformën X.

(r.m.)