Von del Leyen: Hapja e grup-kapitujve të bisedimeve me Shqipërinë, brenda vitit

Tiranë, 15 tetor 2023 – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian mund të hapë kapitujt apo grup kapitujt e parë të bisedimeve me Shqipërinë deri në fundt të këtij viti.

Zonja Ven der Leyen e bëri këtë deklaratë në në Tiranë, ku nesër do të mbahet takimi i nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, i cili ka synim përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se Komisioni Evropian aktualisht është duke vijuar procesi “screening”, një ballafaqim analitik i përputhshmërisë së legjislacionit të vendeve aspirante me atë të Bashkimit Europian.

“Procesi i ‘screening’’, pra procesi i analizimit të legjislacionit, po ecën pa problem. Objektivi i ynë i përbashkët është që ne të çelim negociatat për ato që ne i quamë grup-kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur, deri në fund të vitit”, tha ajo, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zonja Van del Leyen tha se nesër në Tiranë do të paraqesë një plan të ri të Komisionit Evropian për të ndihmuar vendet e rajonit që të ecin më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

“Ky Plan, në rast se vihet në zbatim ashtu siç duhet, ka potencialin të dyfishojë madhësinë e ekonomisë suaj brenda këtij 10-vjeçari, të inkurajojë rritjen dhe konvergjencën”, shpjegoi aj.

Presidentja e Komisionit Europian tha se, sipas këtij plani, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë qasje në tregun e përbashkët të BE-së, me kusht që ato të ecin përpara me reformat. Por, ajo theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ecin përpara me reformat.

“Gjithësesi, këto reforma do të duhet të kryhen për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian, por është e qartë që këto reforma duhen bërë më parë, në mënyrë që përfitimet që sjellin ato, pra dyert e hapura të këtyre shtatë fushave të ekonomisë, të vijnë sa më parë, sa më herët, dhe që të japim stimuj për këto reforma”, theksoi ajo.

Kryeministri Rama, nga ana e tij, e vlerësoi me tone optimiste Planin e rritjes së mbështetjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se ky plan u jep mundësi vendeve të rajonit që, përveç  reformave që vazhdojnë të bëjnë, të kenë akses në një fond ekstra të Bashkimit Europian dhe të kenë hapësira të reja në tregun e përbashkët europian. Rama e cilëspo këtë si “një nxitje shumë të fortë” të ekonomive të vendeve të rajonit.

Në samitin e Procesit të Berlinit, përveç liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, do të marrin pjesë edhe President i Këshillit të Bashkimit Evropian, kancelari gjerman Olaf Sholz, dhe një përfaqësues i Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e shtyu për pasdite vizitën në Tiranë, për shkak të axhendës së tij të ngjeshur.

Takimi i Procesit të Berlinit do të mbahet në ndërtesën e “Piramidës”, godinën në qendër të Tiranës që ishte ngroitur pas dekjes së ish diktatorit komunist Enver Hoxha, në vitin 1985, për të mbajtur gjallë figurën e tij. Kjo godinë e cila është renovuar, tash e tuetje do të shërbejë si qendër e teknologjisë së informacionit.

(r.m.)