Athinë, 21 gusht 2023 – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar të martën pasdite në Athinë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Von der Leyen, në një postim në Twitter, ka treguar se me Kurtin ka diskutuar për nevojën e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, për vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për zbatimin e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, për riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për implementimin e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, ka shkruar Von der Leyen pas takimit me Kurtin.
I discussed with PM @albinkurti the need to de-escalate tensions in the North of Kosovo, re-engage in the EU-facilitated dialogue & implement agreements on the normalisation of relations between Kosovo & Serbia.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
It‘s vital to bring down barriers in the region & the Western… pic.twitter.com/BM0Z7fjpT3
Zyra e Kryeministrit, nga ana saj, ka njoftuar se kryeministri Kurti ka kërkuar që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, si edhe zbatimin e plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazë dhe të Aneksit të zbatimit.
“Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar në Athinë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandsar Vuçiq. Ajo ka bërë të ditur se nga Serbia ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovë dhe për progres në rrugën drejt integrimit në BE.
“Kam folur me presidentin Aleksandar Vuçiq për nevojën për angazhim konstruktiv për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovë dhe për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.
I spoke with President @avucic about the need for constructive engagement to de-escalate the situation in the North of Kosovo & Serbia's progress on its EU path.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Closer integration between EU & Western Balkans is vital, particularly in the face of the Russian war against… pic.twitter.com/xkswu4HtC4
(r.m.)