Von der Leyen: Rritja e tensioneve mes Kosovës e Serbisë është shqetësuese, palët të kthehen në dialog

Tiranë, 28 shtator 2021 – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cilësoi si shumë shqetësuese rritjene tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

Ajo u bëri thirrje të dyja vendeve që t’i ulin tensionet e të rikthehen në dialog.

“Keni punuar për çështjen e bashkëpunimit dhe keni pasur arritje. Rritja e tensioneve Kosovë-Serbi është shqetësuese dhe është thelbësore të ulet tensioni dhe të rikthehen në dialog”, tha zonja Von der Leyen në Tiranë, nëkonferencën për medie.

“Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut dhe më pas mbi bazën e zhvillimit ekonomik. Ky është një proces i gjatë që sjell një të ardhme në paqe dhe begati”, shtoi ajo.

Duke folur për nismën “Ballkani i Hapur”, zonja Von der Leyen ka thënë se çdo iniciativë që është brenda Procesit të Berlinit dhe shton bashkëpunimin mes vendeve është e mirëpritur nga Komisioni Evropian.

“Mendoj që po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe tregun e përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit po e shtyn përpara procesin e integrimit, si kuadër në të cilin 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunim, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet t’i shohim me imtësi deklaratat, por kontekstin që propozohet. Të jetë një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, që thellon edhe marrëdhëniet mes vendeve që të ketë një integrim të thellë të ekonomive”, theksoi ajo.

Zonja Von der Leyen do ta vizitojë Kosovën të mërkurën.

(r.m.)