Tifozët dhe mundësit në mbarë botën mund të ndjehen pak të çliruar për momentin, pasi ky sport i lashtë ka marrë një miratim paraprak për Lojërat Olimpike 2020.
Mundja ishte përjashtuar nga Lojërat Olimpike gjatë një votimi në shkurt nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Mundjes iu dha mundësia të ri-aplikonte për përfshirje në Lojërat Olimpike dhe të prezantonte argumentat e veta gjatë një takimi të Komitetit Olimpik në Shën Peterburg të Rusisë.
Një votë përfundimtare do të hidhet në Buenos Aires në shtator.