Prishtinë, 23 prill 2023 – Kandidatja e vetme serbe për kryetare të komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në qendrën e votimit e cila është hapur afër stacionit të policisë në këtë qytezë.
Pas votimit, zonja Pantoviq ka deklaruar se ajo pret ndryshime nga këto zgjedhje, sepse deri tash gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Ajo i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë dalë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Alleksandar Jabllanoviq, kandidat i Partisë së Serbëve të Kosovës për kryetar të Leposaviqit, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve, pas presioneve dhe intimidit nga autoritetet e Serbisë dhe nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi.
(r.m.)