Të shtëna me armë në ishull Lezhë. Vritet oficeri i policisë Saimir Hoxha.
Ngjarja është shënuar rreth orës 11:00
Mësohet se oficeri i krimeve ka qenë pjesë e një operacioni policor që u ndërmor në Kune Vain.
44 vjeçari ka mbetur i vrarë, ndërkohë autori është identifikuar nga policia, informon Ora News.
Saimir Hoxha mbante detyrën e oficerit të krimeve në policinë e Lezhës.
Në Lezhë, polici i vrarë me detyrë nën/komisar,Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.
Kontrollet janë në të gjithë territorin, por nuk është raportuar më parë që në këtë zonë të ketë pasur kultivim kanabisi.
Një i dyshuar është shpallur në kërkim me inicialet A.R.
OraNews/BalkanWeb