Beograd, 10 qershor 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kancelari gjerman, Olaf Scholz, është i pari zyrtar i Bashkimit Evropian që kërkon që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë si “një bafasi të madhe”.
“Deri më sot askush nga Bashkimi Evropian nuk ka folur për njohjen reciproke midis Serbisë e Kosovës. Këtë e ka thënë për herë të parë sot, në Prishtinë, kancelari gjerman Scholz. Për ne kjo është befasi e madhe”, ka thënë Vuçiq të premten në Beograd, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tre vjet më parë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se Serbia ka qëndrim tjetër për çështjen e Kosovës duke bërë tëqartë se Beogradi e konsideron Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.
“Mos u zemëroni që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është i ndryshëm nga i juaji. Aq sa ju e doni integritetin territorial të Ukrainës, serbët e duan integritetin territorial të Serbisë”, është shprehur Vuçiq.
Ndërkaq, kancelari Scholz, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve mbi mesazhin që e ka përcjellë të premten nga Prishtina, ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i njohur qëmoti, kështu që në Prishtinë ka thënë diçka që nuk është e panjohur.
“U kam bërë thirrje të gjithë liderëve që të angazhohen të arrijnë marrëveshje të vogla, që të arrijnë një sërë marrëveshjesh të vogla, të cilat do ta shpien përpara tërë procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve”, ka thënë Scholz.
Presidenti i Serbisë ka thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar në mënyrë të qartë e pa ekuivone që Serbia t’u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.
“Unë e kam kuptuar shkëlqyeshëm kërkesën e Kancelarit Scholz. Kërkeasë e tij është që ta bëjmë këtë dje ose sa më parë që është e mundur. Kancelari gjerman do të njoftohet për të gjitha vendimet tona në të ardhmen, të këtilla apo të atilla”, ka thënë ai.
Por, Vuçiq ka pranuar se Serbia ka një pozicion tjetër ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Ai ka thënë se Rusia është mbështetësja e vetme e qëndrimit të Serbisë për Kosovën dhe furnizuuesja kryesore e Serbisë me energjentë.
“Unë kam folur për pozitën tonë, për situatën tonë specifike, për Kosovën e Metohinë dhe për çështjet energjetike, por edhe për marrëdhëniet tona tradicionale me Rusinë”, ka thënë Vuçiq.
“Nuk duhet të harrojmë se kur bëhet fjaklë për çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ne e kemi mbështetjen e Rusisë por jo edhe të të tjerëve, ndërsa për çështjen e energjentëve as të mos flasim. Pra, pozita e Serbisë është shumë e komplikuar”, ka shtuar ai.
Kancelari gjerman, sikurse edhe në Prishtinë, në Beograd ka paralajmëruar ringjalljen e Procesit të Berlinit. Po ashtu, ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit varet nga përmbushja e kritereve të Bashkimit Evropian.
Kancelari scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë vendet ballkanike në përpjekjet për sundimin e rendit e ligjit, për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit dhe për përmirësimin e lirisë së madies.
(r.m.)