Beograd, 7 shtator 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti në një takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko.
Vuçiq, në një postim në Instagram, ka treguar se ambasadorin rus e ka njoftuar për “gjendjen e vështirë” të serbëve në Kosovë, e ka kritikuar për “përgjigje joefikase” faktorin ndëkokmbëtar dhe ka shprehur besimin se ka hasur në “mirëkuptimin e pales ruse.
“E njoftova ambasadorin Bocan Harchenko për situatën në Kosovë e Metohi, për provokimet e përditshme brutale, për rrezikimin e paqes e stabilitetit, për përgjigjen joefikase të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në dialog dhe që duhet të garantonin rezultatet e atij dialogu. I thashë edhe se sa po vuan populli serb në situate të vështisë dhe më duket se për këtë çështje kemi hasur në mirëkuptimin e pales ruse”, ka shkruar Vuçiq.
Ndërkaq, ambasadori Bocan Harchenko ka thënë se Rusia është “e vetëdijshme për gjendjen e vështirë në Kosovë” dhe ka premtuar se Rusia do të shtrojë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara .
“Kosova do të jetë një nga çështjet më prioritet gjatë të ashtuquajturit sesion ministror në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në tetor pritet një seancë e Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu do të ofrojë mundësi që Rusia ta paraqesë qëndrimin e saj parimor, bazuar në Rezolutën 1244, për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Bocan Harchenko.
Harchenko ka thënë se Moska “e vlerëson shumë qëndrimin parimor dhe të palëkundur të presidentit të Serbisë për bashkëpunimin me Rusinë, si dhe për sanksionet ndaj Rusisë.
“Sigurisht, sanksionet nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen nga Serbia, gjë që na jep mundësinë të ecim përpara hap pas hapi, në kushte të vështira të deritanishme, në zhvillimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë ambasadori rus pas takimit.
Mediet në Serbi raportojnë se Vuçiq dhe Bocan Harchenko kanë biseduar edhe për ftesën që presidenti serb e mori nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut), i cili mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus Kazan. Më herët, Vuçiq ka thënë se një vendim për ftesën e Putinit do të marrë më 10 ose më 15 tetor.
Takimi i Vuçiqit me ambasadorin e Rusisë në Beograd u mbajt në qytetin e Lloznicës, në pjesën perëndimore të Rusisë, pikërisht në ditën kur disa grupe të serbëve i bllokuan rrugët pranë vendkalimeve kufitare me Kosovë në territorin e Serbisë, në shenjë proteste kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në Kosovë. Bllokada e rrugëve çoi në mbylljen e vendkalimeve kufitare në Merdar, Jarinjë dhe Bërnjakë.
Autoritetet e Kosovës njoftuar se grupet e serbëve, midis të cilëve kishte edhe persona të maskuar, kanë ndaluar dhe keqtrajtuar udhëtarët me dokumemnte të Republikës së Kosovës.
(r.m.)