Bruksel, 2 maj 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.
Bashkimi Evropian ka konfirmuar tashmë se thirrjes së përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për këtë takim, i janë përgjigjur pozitivisht të dy liderët.
Vuçiq shkroi në llogarinë e tij në Instagram se “do të jetë vështirë”
“Do të jetë vështirë”, ka shkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,
“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, ka shtuar ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.
“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”.
Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Pas këtyre dy temave do të shihet se sa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
(REL)