Vuçiq druan se dorëheqja e Zaevit e vë në pikëpyetje “Open Balkan”

Glasgou (Skoci), 1 nëntor 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, druan se dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do ta vë në pikëpyetje nismën “Open Balkan”.

Vuçiq e ka shprehur këtë druajtje në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Glasgou, në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara pë klimën.

Vuçiq ka thënë se gjatë takimit me Ramën i është dhënë mbështetje e fuqishme vazhdimit të nismës. Por, ai ka pranuar se tani gjendet para dilemës nëse duhet të mbahet apo të shtyhet takimi që ishte planifikuar të mbahej në Beograd.

“Mbështetje e nfuqishme për ‘Ballkanin e Hapur’.

A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup?

Me Edi Ramën në Glasgoi,  para fillimit të COP26”, shkruan Vuçiq në Instagram.

This image has an empty alt attribute; its file name is Aleksandar-Vuciq_Edi-Rama_-postimi-ne-Instagram.jpg

Nisma rajonale “Open Ballkan” e cila ishte inicuar nga Vuçiqi e Rama dhe ishte mbështetur nga Zaevi, nuk ka hasur në përkrahjen e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Bashkimi Evropian nuk ka dal ëme qëndrim të prerëlidhur me këtë nismë. Gjermania, si nismëtare e Procesit të Berlinit, ka thënë se nuk është kundër çfarëdo nisme për integrime ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ka kujtuar se në një nismë të tillë duhet të përfshihen tëgjitha vendet e rajonit.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se çfarëdo nisme rajonale duhet t’i përfshijë të gjitha vendet e rajonit.  

(r.m.)