Vuçiq e dekoron Grenellin me “Urdhërin e Flamurit Serb të Shkallës së Parë

Beograd, 15 shkurt 2023 – Presidenti  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të nderojë personalitete dhe institucione të fushave të ndryshme, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Mediet e afërta me Vuçiqin njoftojnë se Vuçiq, ndër të tjerët, e ka dekoruar edhe ish-të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Allen Grenell.

Vuçiq e ka dekoruar Grenellin me “Urdhrin e Flamurit Serb të Shkallës së Parë’, që është një ndër dekoratat më të rëndësishme në Serbi.

Grenell është dekoruar nga presidenti serb “për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së”.

Kjo është dekorata e parë në historinë e Serbisë që i ndahet një personaliteti amerikan nga një president i Serbisë.

Dorëzimi i dekoratës do të bëhet në një ceremoni shtetërore që do të mbahet në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, në Beograd.

Para dy vjetësh, Riçard Grenell ishte dekoruar edhe nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Grenell ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, pas marrëveshjes për çështje ekonomike mes Kosovës e Serbisë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në Shëpinë e Bardhë, në Uashington, nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në njërën anë, dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në anën tjetër.

No photo description available.

(r.m.)