Beograd, 20 tetor 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar të dielën se ai ka biseduar me terlefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ai ka thënë se gjatë bisedës, të cilënn e ka cilësuar si “të mirë dhe të haopur”, presidentin rus e ka falënderuar që Rusia do t’i japë Serbisë sasi të mjaftueshme të gazit gjatë këtij dimri.
“Kishin një bisedë të gjatë, të mirë, të hapur e përmbajtjesore. Shkëmbyen pikëpamjet për të gjitha çështjet e rëndësishme bilaterale, si edhe për bashklëpunimin ekjonomik. Presidentin Putin e falënderova posaçërisht që më siguroi se Rusia do të furnizojë Serbinë me sasi të mjaftueshme të gazit gjatë këtij dimri (gjashtë plus dy, plus tre milionë metra kub) me çmime mjaft të volitshme”, ka thënë Vuçiq në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se presidentin rus e ka falënderuar edhe për mbështetjen e “integritetit territorial” të Serbisë” në Organizastën e Kombeve të Bashkuara.
“Vuçiq ka thënë se gjatë bisedës ka “shfaqur shpresën” se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
“Shfaqa shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, ka thënë Vuçiq.
Ai nuk ka treguar nëse Serbia do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në samitin e BRIKS-it, që do të mbahet në Kazan, prej 22 deri më 24 tetor.
Më herë ai kishte thënë se këtë pëergjigje do ta jepte më së largu deri më 21 tetor.
(r.m.)