Vuçiq e mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin terrorist në Banjskë

Beograd, 8 tetor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi se djali i tij, Danillo, është përfshirë në sulmin në Banjskë kundër policisë së Kosovës më 24 shtator.
Vuçiq, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram, tha se djali i tij “nuk ka lidhje” me sulmin në Banjskë, “përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Vuçiq ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse ai nuk ka bërë asnjë koment lidhur me publikimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Sonte, Kurti akuzoi familjen time, të parëlindurin tim Danilon, ai vetë nuk e di se si erdhi deri te kjo, se disi ka marrë pjesë në atë që ai thotë se ishte një sulm terrorist në Banjska. Karakteristika e parë e frikacakëve që vërehet te çdo njeri është kur dikush sulmon familjet e të tjerëve, fëmijët, sepse ata gjithmonë duken si objektivat më të lehtë. Danilo, natyrisht, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në përputhje me Kartën e OKB-së”, ka shkruar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë e ka quajtur Kurtin “terrorist”.
“Ti e ke fyer vajzën time në mënyrën që mundesh vetëm ti. Terroristi në Kosovë je vetëm ti, se ti e vret dhe e terrorizon popullin serb, krrse për Danilon mos u shqetëso, ai është një djalë i ri trim, kurrë dhe në asnjë mënyrë i ngjashëm me ty. Kurse Sholakut dhe kriminelëve të vendit, për të cilët Kurti i redakton mediet, u them vetëm se nuk do ta fitojnë Serbinë”, ka shkrrar Vuçiq.
Reagimi i Vuçiqit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në vendin ku u krye sulmi terrorist në Banjskë janë gjetur dëshmi se ka marrië pjesë Millorad Jevtiq, për të cilin tha se “njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danillo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.
“Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij [i përfshirë] në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, shkroi Sveçla në Facebook.

(r.m.)