Beograd, 2 mars 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Organ, janë takuar të shtunën në Beograd.
Vuçiq ka thënë se ai dhe Orban kanë biseduar për situatën në Kosovë, për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimior në Bashkimin Evropian dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve.
“Kohët e vështira dhe çështjet serioze janë gjithmonë më të lehta kur i ndan me partner dhe miq të sinqertë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq katheksuar se është krenar për mbështetjen e ndërsjellë dhe për marrëdhëniet midis Serbisë e Hungarisë dhe popujve të tyre, për të cilat thotë se “e kanë arritur maksimumin historik”.
“Rroftë miqësia e serbëve dhe hungarezëve, Serbisë dhe Hungarisë”, ka theksuar Vuçiq.
(REL)