Vuçiq: Formimi urgjen i Asociacionit është i një rëndësie prioritare

Beograd, 3 mars 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Vuçiq ka bërë tëditur se ambasadorin Hill se ka informuar për rundin e fundit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, i cili u zhvilluar më 27 shkurt në Bruksel.

Sipas tij, ai dhe ambasadori amerikan janë pajtuar se “formimi urgjent” i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është e një rëndësie prioritare”.

“U dakorduam që formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe është i një rëndësie prioritare, por edhe se duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për të zgjidhur problemet e akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Vuçiq ka bërë të ditur se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shan McLeod, “për hapat e mëtejshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar me propozimin evropian drejt normalizimit mes Kosovës e Serbisë. Por, ata nuk e nënshkruan këtë dokument, pasi duhet ta nënshkruajnë aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në nenin 10 të marrëveshjes thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

(r.m.)