Vuçiq, gjatë takimit me zyrtarët evropianë: “S’ka dorëzim, s’ka njohje (të Kosovës)”

Beograd, 9 shtator 2022 – “Nuk do të ketë njohje të Kosovës”, ka shkruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në llogarinë e tij në Instagram, derisa vazhdon takimi i tij me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit e Francës e të Gjermanisë, Emanuel Bonet dhe Jens Pletner.

“Pikërisht tani jam duke biseduar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe për çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, si edhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë dhe Francës, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn.

Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk ka dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.

This image has an empty alt attribute; its file name is Jenns-Plettner-Emmanuel-Beaune-Aleksandar-Vuciq-Miroslav-Lajcak.jpg

Miroslav Lajçak, së bashku me përfaqësuesit e kancelarit gjermane dhe të presidentit francez, ka shkuar në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Aleksandar Vuçiq, pas takimit që ka zhvilluar me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, në Beograd, ka  thënë se “tashmë është e qartë se qëndrimi i Prishtinës bazohet në dëshirën për të dominuar” dhe se i vjen keq që nuk ka dëgjuar “asgjë për Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244, Kartën e OKB-së apo të drejtën ndërkombëtare në përgjithësi”.

(r.m.)