Vuçiq, i detyruar nga bllokadat e protestat, paralajmëron ndryshime ne qeverinë e Serbisë

Beograd, 27 janar 2025 – Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi thelbësor të trafikut në Beograd, duke shtuar trysninë ndaj autoriteteve rreth shembjes së çatisë së pritores në stacionin e trenit në Novi Sad që u mori jetqë u mori jetën 15 qytetarëve.

Bllokadën e studentëve e kanë mbështetur edhe më shumë se 5.000 profesorë universitarë. Ata i kanë dënuar pëpjekjet e qeverisë që t’i frikësojë studentët, duke i bërë publike të dhënat e tyre personale apo duke dërguar në shtëpitë e tyre apo të prindërve të tyre agjentë të agjencive qeveritare.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë për aksidentin vdekjeprurës në Novi Sad dhe kërkojnë përgjegjësi për korrupsionin e shfrenuar të qeverisë. Ata kërkojnë gjithashtu çlirimin e televizionit public të Serbisë, RTS, nga kontrolli i pushtetit të udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiq.

Bllokimi i procesit mësimor në universite, bllokimi i rrugë dhe protestat në Beograd e në qytetet tjera universitare në Serbi paraqesin sfidën më të madhe ndër vite për qeverinë dhe presidentin populist, Aleksandar Vuçiq.

I detyruar nga protesta e studentëve dhe qytetarëve të revoltuar me qeverisjen, Vuçiq kërkoi dialog me studentët.

“Ne duhet të ulim tensionet dhe të fillojmë të flasim me njëri-tjetrin”, tha Vuçiq, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Milosh Vuçeviq dhe kryetaren e parlamentit Ana Bërnabiq, të hënën në mbrëmje.

Vuçiq, i cili deri më sot ka thënë disa herë se presidenti nuk ka të drejtë kushtetuese të zhvillojë bisedime me protestuesit, sot pranoi se Serbia është futur në një krizë politike. Ai tha se tre muajt e fundit në Serbi është krijuar një atmosferë që nuk është në të mirë të askujt.

“Në këta tre muaj, ne kemi dëgjuar shumë akuza kundër trupave shtetërore, thirrje për përmbysje të shtetit, kemi dëgjuar deklarata shumë të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, tha Vuçiq.

“Një situatë e tillë në shoqëri nuk është e mirë për askënd”, theksoi ai.

Vuçiq tha se ai është i gatshëm të nënshkruajë faljen e të gjithë studentëve dhe profesorëve të arrestuar për bllokimin e universiteteve dhe të rrugëve ndaj të cilëve janë nisur procedura penale.

Ai premtoi rritje të buxhetit për arsimin e lartë, rritje të pagave të profesorëve dhe pЍrgjysmim të tarifave për studentët.

Por, Vuçiq paralajmëroi edhe “ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm” të qeverisë, me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale.

“Në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë e kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të ndërrohen në ristrukturim emergjent”, tha ai.

Deri më sot, Vuçiq i ka shpërfillur kërkesat e studentëve dhe qytetarëve tjerë të pakënaqur me qeverisjen e vendit, sik edhe kritikat për frenim të lirive demokratike në Serbi. Për më tepër, ai i ka akuzuar studentët se ata “punojnë për fuqi të huaja për ta rrëzuar qeverinë”.

(r.m.)

Comment

*