Vuçiq: “Kemi garanci se kërkesat tona për heqjen e barrikadave do të plotësohen”

Beograd, 28 dhjetor 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se janë dhënë garanci se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave do të plotësohen.

Vuçiq diskutoi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave të mërkurën në mbrëmj, në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Gjatë takimit, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe shtoi se lirimi i tij nga paraburgimi ishte një nga kushtet për heqjen e barrikadave.

Vuçiq tha se kërkesa e dytë e serbëve është që “njerëzit që ishin në barrikada të mos ndiqen penalisht” dhe se kamarrë garanci se kjo kërkesë do të plotësohet.

Duke folur për kërkesën e serbëve që të mos lejohet hyrja e forcave speciale të policisë së Kosovës në veri, Vuçiq e përmendi deklaratën e KFOR-it të të mërkurës, më 28 dhjetor.

“Ne kemi një dokument të posaçëm që i jep të drejta edhe popullit serb në veri të Kosovës edhe shtetit të Serbisë, por gjithashtu ia imponon KFOR-it obligimin që të parandalojë hyrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri”, tha ai.

Deri më tani Serbia ka qenë zëshëm kundër dërgimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se kjo është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur kurrë.

Kosova ka marrëveshje me NATO-n që Forcat e Sigurisë së Kosovës të mos dërgohen në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe kjo nuk ka qenë çështje e diskutimit.

Para nisjes së takimit, presidenti i Serbisë tha se do të pranojë “çdo vendim” të serbëve nga Kosova lidhur nga barrikadat.

Ai tha se pret që serbët të kenë kërkesa për të dhe për Serbinë, për shkak se, siç u shpreh, “ata nuk i besojnë as Bashkimit Evropian dhe as SHBA-së”, e aq më pak kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Vuçiqi, në një takim me një grup përfaqësuesish të serbëve të Kosovës, në Beograd, kakërkuar që zserbët të tërhiqen nga barrikadat. Ai ka thënë se Vuçiq e ka bërë këtë kërkesë pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në të cilën thuhet se  nga udhëheqja e Kosovës kanë marrë garanci se nuk ka lista për arrestimin ose ndjekjen e qytetarëve serbë që kanë protestuar paqësisht ose që kanë vendosur barrikada në shenjë proteste për vendimet e Qeverisë së Kosovës.

(r.m.)