Vuçiq: KFOR-i ka premtuar se Ura e Ibrit nuk do të hapet njëanshëm. Pres ta mbajë fjalën

Beograd, 17 gusht 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar edhe një herë planin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ai ka thënë se autoritetet serbe janë në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e KFOR-in dhe se pret që ata ta mbajnë fjalën dhe të mos e jetojnë hapjen e urës pa një marrëveshje me Serbinë.

“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-in, me të cilët kemi një bashkëpunim shumë korrekt. Presim që ata ta mbajnë fjalën e dhënë se pa një marrëveshje apo vullnet të përbashkët, nuk do të ketë hapje të urës”, ka thënë ai, citon medium serb Nova,rs.

Vuçiq ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka vullnet që çëështja e urës të diskutohet në kuadër të dialogut, në Bruksel, madje as për vazhdimin e dialogut. Ai ka thënë se tani që fillon fushata për zgjedfhjet parlamentare në Kosovë pret edhe “pvokime e probleme shtesë”.

“Nuk ka vullnet të përbashkët sepse nuk ka dialog. Për më tepër, ata i kanë shpallur zgjedhjet për 9 shkurt, kështu që për ta çdo gjë tani është fushatë. Për këtë arsye, pres provokime dhe probleme shtesë, por besoj se KFOR-i do t’i përmbushë premtimet dhe detyrën e tij parësore sipas rezolutës 1244”, është shprehur ai.

Pak ditë më parë, Pesidenti i Serbisë kishte thënë se ka informacion të besueshëm se Ura e Ibrit në Mitrovicë do të hapej më 14 ose më 15 gusht

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit tani, sepse druajnë që kjo do të shkaktonte tensione në pjesën veriore të Kosovës. KFOR-i ka paralajmëruar se “nuk do të hezitojë të veprojë”, nëse afër urës vëren veprime që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por hapja e saj është shtyrë disa here.

(r.m.)