Beograd, 11 maj 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të kuptohet se vendi i tij nuk dësnhiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Rusisë, së paku jo së shpejti.
Sipas njoftimit të kabinetit të tij, në takimin që ka zhvilluar sot, në Beograd, me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për sanksione, David O’Sullivan, Vuçiq ka thënë se Serbia do te jetë e kujdeshme përsa ipërket thirrjes së BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ndonëse Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Si partner i besueshëm, nuk do të lë hapësirë që kjo të përdoret për veprime të paligjshme, të cilat do t’u mundësonin vendeve të treta të shmangin regjimin e masave kufizuese të BE-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të kabinetit të presidentit të Serbisë.
Megjithatë, ai ka thënë sse Serbia “është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, me respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve që dalin nga MSA-ja dhe Korniza negociuese”.
Vizita e O’Sullivan në Beograd vjen pasi Komisioni Evropian u dërgoi vendeve anëtare të BE-së propozimin e fundit për sanksione kundër Rusisë. Propozimi përfshin masa ndëshkuese ndaj vendeve të treta që i anashkalojnë qëllimisht sanksionet e BE-së.
Ndër të tjera, televizionit shtetëror rus “Russia Today Balkans” (RT Ballkan) do t’i pezullohet licenca për transmetim në BE, sikurse ka ndodhur tashme me një sërë kanalesh të tjera të RT-së.
Russia Today Balkans e ka filluar transmetimin online në gjuhën serbe, në nëntor të vitit 2022, më shumë se gjysmë viti pas fillimit të luftës në Ukrainë.
(r.m.)