Beograd, 14 qershor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të mërkurën në mëngjes me ambasadorët e vendeve të QUINT-it (SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë e Gjermanisë) dhe me shefin e delegacionit të BE-së.
Pas takimit, ai ka thënëë se ka vendsur të mos thotë asnjë fjalë për përmbajtjen e takimit.
“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Takimi i Vuçiqit me ambasadorët vendeve të QUINT-it dhe shefin e delegacionit e BE-së është mbajtur një ditë pasi Policia e Kosovës e ka arrestuar në Mitrovicën Veriore Millun Millenkoviq-Lunen, udhëheqës i strukturës paralele serbe të sigurisë “Mbrojtja Civile” që vepron në pjesën veriore të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Millenkoviq ishte njëri nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, më 26 maj.
Avokati i Milenoviqit ka treguar se klienti i tiij akuzohet edhe për sulmin ndaj objeteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, në nëntor tëë vitit tëë kaluar.
(r.m.)