Vuçiq paralajmëroi se do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës

Beograd, 7 qershor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dy ditët e fundit ka pasur “biseda të vështira” lidhur me situatën në pjesën veriore të Kosovës. Ai paralajmëroi se prej 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbë të Kosovës.

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq nuk foli gjatë për situatën në Kosovë, por i falënderoi serbët në veri të Kosovës që, siç tha, “po luftojnë për të drejtat e tyre”.

“Dua t’i falënderoj. Ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të ruhet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”, tha Vuçiq.

Situata në tri komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – është tensionuar më shumë prej 26 majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave,tëzgjdhurr në zgjedhjet që janëbojkotuar nga serbët, e kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së serbëve lokalë dhe grupeve kriminale të ardhura nga Serbia.

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, dhe emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, zhvilluan vizita në Kosovë dhe në Serbi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri. Escobar e Lajçak ia paraqitën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa: qetësimin  situatës në veri, mbajtjn e zgjedhjeve të reja në katër komunat e atjeshme dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Të mërkurën, më 7 qershor, Escobar tha se presidenti serb e ka siguruar se do ta shfrytëzojë ndikimin e tij për të bindur komunitetin serb në veri të Kosovës të marrë pjesë në zgjedhjet eventuale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i hapur që në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të mbahen zgjedhje të reja, por theksoi se më parë duhet të ulen tensionet dhe të krijohen kushte për zgjedhje të lira demokratike, pa ndërhyrje nga Serbia.

Ai tha se pas largimit të grupeve krimnale serbe dhe përfundimit të “trazirave të dhunshme”, Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë para ndërtesave komunale dhe të organizohen zgjedhje të reja në katërkomunat veriore.

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha ai.

(r.m.)